Arsim Zekolli: Ndërkombëtarët e kanë kuptuar se BDI nuk ka asgjë në dorë

Maqedonia

Arsim Zekolli: Ndërkombëtarët e kanë kuptuar se BDI nuk ka asgjë në dorë

Më: 27 prill 2015 Në ora: 22:12

Analisti Arsim Zekolli në emisionin Studio e Hapur ka thënë se partia më me ndikim tek shqiptarët është VMRO-DPMNE dhe jo BDI. Në pyetjen nëse BDI aktron se dëshiron integrimet Euroatlantike, e në fakt dëshiron krejtësisht diçka tjetër, Zekolli ka thënë se në kontaktet me partnerët ndërkombëtarë, ekziston ndjenja se pretendimet për integrime në BE dhe NATO janë vetëm një formë e verbalizmave, por “në aktivitetet konkrete jo që nuk shohin angazhim por shohin përkeqësim”.

“Jam dëshmitarë në ankesat e drejtpërdrejta ndaj dy njerëzve të parë të partisë, të cilët kërkojnë nga ndërkombëtarët që t’i zgjedhin çështjet, për të cilët është e ngarkume Qeveria, postin ku gjenden ata. Si mundet një ambasadorë të intervenoj në raste që kanë të bëjnë me çështje juridike, kur ministri i drejtësisë është shqiptarë. Ajo është situatë absurde. Pas një kohe edhe të huajt e kanë kuptuar se këto janë vetëm se reagime, ne të cilat ata e lexojnë impotencën e plotë të BDI-së. Faza fillestare e habisë se si mund ti kërkojnë këto gjëra, tani interpretojnë se këta me të vërtetë nuk paskan asgjë në dorë.”, ka deklaruar Zekolli në Studio e Hapur.

Sipas tij që të dy partitë shqiptarë janë në varshmëri të plotë ndaj kryeministrit Nikolla Gruevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat