Policia maqedonase ua sekuestron edhe bukën shqiptarëve

Maqedonia

Policia maqedonase ua sekuestron edhe bukën shqiptarëve

Më: 27 prill 2015 Në ora: 21:11

Njësitë speciale të Policisë së Maqedonisë po vazhdojnë prej ditësh terrorin ndaj fshatrave të Malësisë së Shkupit. Duke shfrytëzuar incidentin e pasqaruar të Goshincës, forca të shumta policore janë përqendruar në fshatrat shqiptare të Shkupit e Kumanovës, sidomos në brezin kufitar me Kosovën.

Forca të shumta policore, të shoqëruar edhe nga automjete luftarake të blinduara, po e mbajnë në gjendje shtetrrethimi Malësinë e Karadakut. Pjesëtarët e Policisë maqedonase, të armatosur gjer në dhëmbë, kanë filluar aksione bastisje në fshatrat Malinë dhe Brezë. Ata kanë ngritur edhe pika kontrolli nëpër të cilat legjitimojnë banorët e këtyre fshatrave. Njësite policore kanë shkelur edhe në fshatin Tanushë.

Banorët e këtyre fshatrave kanë drojën se edhe pse forcat policore janë tërhequr përkohësisht, ato dyshohet se janë pozicionuar në malet përreth. Ismail Ibraimi, banor i fshatit Tanushë ka shprehur mllefin e tij ndaj aksioneve të Policisë.

Ai ka thënë se pjesëtarët e Policisë gjatë bastisjeve po u marrin fshatarëve të varfër edhe ushqimin e tyre. Sipas tij, pushteti pasi ka vjedhur votat e banorëve të këtyre anëve, tani po u vjedh edhe kafshatën e gojës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat