Muftinia e Shkupit: Nuk është sulmuar fizikisht muftiu Ibrahim Shabani

Maqedonia

Muftinia e Shkupit: Nuk është sulmuar fizikisht muftiu Ibrahim Shabani

Më: 27 prill 2015 Në ora: 19:37

Muftinia e Shkupit në lidhje me informacionin e plasuar në disa media se kinse ka pasur sulm fizik ndaj Muftiut të Shkupit Ibrahim ef. Shabanit informon opinionin e gjerë se sulm fizik ndaj Muftiut të Shkupit nuk ka pasur, ndërsa ka pasur një shqetësim te Kryetari i BFI-së në RM në lidhje me dekorimin e nëpunësve të Muftinisë së Shkupit në kthimin e pronave të Muftinisë së Shkupit, gjë e cila ka qenë edhe vendim i Muftinisë.

Muftinia e Shkupit me këtë akt të dekorimit ka respektuar vetëm organin e Muftinisë së Shkupit dhe nuk ka pasur për qëllim të dëmtoj asnjë subjekt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat