Kim Mehmeti tallet me takimin Thaçi - Ahmeti!

Maqedonia

Kim Mehmeti tallet me takimin Thaçi - Ahmeti!

Më: 27 prill 2015 Në ora: 18:56

Shkrimtari dhe veprimtari shqiptar në Maqedoni, Kim Mehmeti ka ironizuar me takimin që u zhvillua në Prishtinë ndërmjet Hashim Thaçit dhe Ali Ahmetit. Ai ka thënë se ky është një lajm shumë i mirë dhe se "shqiptarët e Maqedonisë duhet të flenë të qetë pas këtij takimi".

Ja postimi i plotë i veprimtarit Kim Mehmeti

“Një lajmë i mirë për shqiptarët e Maqedonisë: flini të qetë se në Prishtinë janë takuar Ministri i Jashtëm i Kosovës dhe kryetari i BDI-së! Dhe për ne që kemi harruar, ata na e rikujtuan angazhimin e tyre të epur për një Maqedoni stabile, për realizimin e Marrëveshjes së Ohrit që duhej të përmbyllej që në vitin 2004 dhe, se asgjë nuk do mund t’i pengojë në ecjen e tyre nëpër shtigjet e proceseve euro-atlantike!? Ç’është e vërteta, ne shqiptarët e Maqedonisë jo se kemi dyshuar ndonjëherë në paqëdashjen e tyre, e as në orientimin e tyre euroatlantik, gjë të cilën e kemi paguar aq shtrenjtë sa as sot e kësaj dite nuk ia dalim ta kuptojmë se për sa kohë ata na kanë huazuar te qarqet policore e politike të DMNE-së!? Pra ne e dimë se ata janë kontribuues më meritorë në ruajtjen e paqes në rajon e në Maqedoni, andaj edhe habitemi si mundet regjimi DPMNE-BDI të jetë aq jo mirënjohës, sa atyre të mos u ngre nga një përmendore, edhe atë si pjesë të projektit “Shkupi 20014”, me të cilin projekt u deshqiptarizua Shkupi shqiptarë. Madje ne presim që edhe institucionet euroatlantike të tregohen mirënjohëse për kontributin e dhënë të këtyre dy liderëve shqiptarë, posaçërisht në mbindërtimin e demokracisë me vlera shtesë, siç është për shembull ‘hajdutokracia’, papërgjegjësia dhe pafytyrësia!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat