Mickovski: Humbja e Zhernovskit është humbje edhe e “bombave”

Maqedonia

Mickovski: Humbja e Zhernovskit është humbje edhe e “bombave”

Më: 27 prill 2015 Në ora: 10:09

Opinionisti Ivor Mickovski pas referendumit të pasuksesshëm në Qendër porositi se faji për mos suksesin e referendumit për Qendrën Tregtare duhet që të mos i hidhet vetëm Zhernovskit, por ai është faj edhe i opozitës.

“Kjo nuk është humbje vetëm e Zhernovskit, të mos gënjehemi. Kjo është humbje e opozitës së fragmentuar dhe të ndarë. Kjo është humbje e “bombave” për Qendrën. Ky është një përkujtim se nuk ka ardhmëri me një opozitë monolite, se kritika është e nevojshme dhe se esencialisht duhet që të rishqyrtohet veprimtaria aktuale politike”, shkruan Mickovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat