Zaev: Nuk besoj se do të ketë konflikte ndër etnike

Maqedonia

Zaev: Nuk besoj se do të ketë konflikte ndër etnike

Më: 26 prill 2015 Në ora: 10:04

Lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev në një intervistë për REL, ndërmjet tjerash, tha se nuk beson se mund të keë konflikte ndër etnike në vend, pasi që këtë gjë vet popullata nuk e dëshiron.

Zotëri Zaev, a keni frikë nga ndonjë konflikt ndër etnik duke i pasur parasysh ngjarjet e fundit?

“ Maqedonia në nivel multietnik është më e sigurt si kurrë më parë. Pse? Pasi që populli është garantues dhe ruajtës i paqes dhe stabilitetit dhe kjo gjë është e sinqertë.

E dini, madje edhe vend kalimet kufitare na mësuan në shkolla, mund t`i ruajnë policët, armata ose të ngjashme, por më së shumti i ruan popullata lokale e cila jeton atje.

Imperativi i nevojave të secilës familje pa dallim nëse është maqedonase, shqiptare, turke, rome është rehatia e familjes, një e ardhme për fëmijët, ajo e cila rreth neve sigurohet, gjithsesi edhe Evropa e siguron me shumë cilësi, por ne jemi shumë larg.

Ajo dëshirë besoj se i udhëheq të gjithë dhe në mënyrë absolute më jep rehati.

Por, gjithsesi, banorët lokal që duan gjithmonë në baza mafioze të bëjnë ndonjë gabim ekzistojnë edhe në vendet e zhvilluara, jo vetëm këtu.

Por, unë e besoj se rastet e këtilla shpejtë do të shuhen, për shkak të popullatës, por edhe për shkak të numrit të madh të profesionistëve në MPB dhe në Armatën tonë, të cilët para së gjithash e kanë shtetin si qëllim kryesor”, tha Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat