KH dënon sulmin ndaj aktivistit Nikolla Naumovski

Maqedonia

KH dënon sulmin ndaj aktivistit Nikolla Naumovski

Më: 24 prill 2015 Në ora: 18:45

Komiteti i Helsinkit (KH) për të drejtat e njeriut bëri të ditur se ka siguruar ndihmë falas juridike për aktivistin e sektorit civil Nikolla Naumovski, i cili sot, siç bën të ditur Komiteti, është penguar në realizimin e të drejtës për lirinë e shprehjes.
“Përderisa Nikolla Naumovski ka ngjitur pllaketa me përmbajtje kundër ndryshimeve ligjore për honoraret në vend publik, është penguar nga ana e një gazetari i cili punon në Radion ‘Slobodna Makedonija’ që ta shprehë mendimin e tij. Gazetari përveç verbalisht e ka sulmuar edhe fizikisht Naumovskin, me çrast është thirr policia. Për tërë ngjarjen ekziston video-regjistrim. Përfaqësues të KH janë ftuar nga ana e Naumovskit dhe e kanë përcjellë veprimin e policisë. Në mënyrë shtesë, kërkesë për bisedë ishte marrë edhe nga ana e gazetarit, i cili paralajmëroi se deri tek KH do të dërgojë parashtresë për ngjarjen dhe do të kërkojë ndihmë juridike”, njoftoi KH, transmeton Zhurnal mk.
Komiteti shprejë shqetësim për përkufizimin e të drejtës për shprehje të lirë ndaj aktivistit në fjalë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat