Dimovski: Nuk do t`i lejojmë Zaevit ta prish paqen në vend

Maqedonia

Dimovski: Nuk do t`i lejojmë Zaevit ta prish paqen në vend

Më: 21 prill 2015 Në ora: 11:00

Deputeti dhe anëtar i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski në tribunën e djeshme që u mbajt në Dellçevë, përmendi se qytetarët po përballen me forcat destruktive të LSDM-së, të cilat duan që me gënjeshtra, shpifje, e materiale të montuara të krijojnë urrejtje dhe ndarje, ti pengojnë proceset reformuese, rritjen ekonomike, investimet e huaja dhe punësimet e reja.

“Po tentojnë që ta ndalin vullnetin e qytetarëve, të vijnë në pushtet pa rezultat zgjedhor”, tha Dimovski dhe shtoi se dallimi midis mënyrës dhe stilit të sundimit të tyre prej asaj të qeverisë së Nikolla Gruevskit është në atë se ata japin premtime jo reale, nuk e mbajnë fjalën, kur janë në pushtet i harrojnë qytetarët, bujqit, studentët e nxënësit.

Sipas Dimovski, lideri i opozitës Zoran Zaev, aspak nuk dallon prej para ardhësve të tij, madje edhe i ka tejkaluar me kërcënimet, shpifjet e tij.

“ Për t`i kompensuar shërbimet ai paralajmëroi përgatitje për dhunë dhe gjak derdhje. Ne nuk do të lejojmë prishjen e paqes në Republikën e Maqedonisë, për shkak të realizimit të ambicieve të tij politike”, porositi Dimovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat