Shqiptari nga Maqedonia në mesin e të arrestuarve të muslimanëve në Melburn

Maqedonia

Shqiptari nga Maqedonia në mesin e të arrestuarve të muslimanëve në Melburn

Më: 21 prill 2015 Në ora: 10:52

Mediat e Australisë informuan se grua e islamistëve të rinj e cila u prangos përderisa ka përgatitur sulme për me 25 prill, në festën e madhe australiane Anzak, ka përfshirë edhe një shqiptar etnik nga Maqedonia.

Grupa gjashtë anëtarësh islamiste u prangosur në Melburn gjatë vikendit, me çka opinioni e kuptoi se ato kanë planifikuar që të sulmojnë një polic, ta marrin armën e tij dhe të hapin zjarr ndaj qytetarëve që do ta festojnë ditën Anzak.

Të burgosurit janë Sevdet Ramadan Besim (18), Lindim Sulejmani (25), Itan Osvald Almo Kruz (19), Harun Causheviq (18), Ismail Safi (19) dhe Mehran Azami(18). Pasi që bëhet fjalë për djem të rinj, policia fsheh detaje për shumicën prej tyre, por për Besim thuhet se është shqiptar nga Maqedonia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat