Kosova po e ndjek me interesim krizën në Maqedoni

Maqedonia

Kosova po e ndjek me interesim krizën në Maqedoni

Më: 20 prill 2015 Në ora: 16:22

Autoritetet e Kosovës po ndjekin zhvillimet aktuale dhe krizën politike në Maqedoni.

Kjo është nënvizuar nga ambasadori i Kosovës në Shkup, Ylber Hysa në takimin me deputetin e BDI-së, Artan Grubi.

Siç mësohet ambasadorin Hysa se BDI ka kërkuar monitorim ndërkombëtar të procesit gjyqësor për rastin e përgjimeve masive në vend sepse vetëm në këtë mënyrë ky proces mund ta fitojë kredibilitetin e të gjitha palëve.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të kyçet më intensivisht edhe në lehtësimin e dialogut midis partive politike nëpërmjet të përfshirjes së drejtpërdrejt të Komisionit Evropian, por edhe me inkurajimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka nënvizuar Hysa.

Mes tjerash, u bisedua për situatën aktuale në vend, për angazhimin e përbashkët për lehtësimin e lëvizjes të qytetarëve dhe mallrave midis dy shteteve si dhe për nevojën e mbajtjes së mbledhjes se përbashkët mes dy Qeverive qe do te kontribuonte edhe më tepër në intensifikimin dhe avansimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat