Ivanov: Tek ne opozita nuk donë të kthehet në Parlament

Maqedonia

Ivanov: Tek ne opozita nuk donë të kthehet në Parlament

Më: 20 prill 2015 Në ora: 11:44

Presidenti, Gjorgje Ivanov ka adresuar kritika të ashpra ndaj opozitës maqedonase, LSDM-së të udhëhequr nga lideri, Zoran Zaev.
“Tek ne opozita nuk donë të kthehet në parlament, e as nuk donë zgjedhje të reja. Për këtë arsye e bënë gjendjen shumë delikate”, ka thënë presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov gjatë një interviste për emisionin “Bugajski Hour” të udhëhequr nga analisti njohur amerikan Janush Bugajski.

Ai shton se kriza është thelluar për arsye të mos njohjes së legjitimitetit të tij nga ana e opozitës, kështu duke mos i dhënë hapësirë për rol ndërmjetësues për tejkalimin e krizës.

“Në këtë gjendje aktuale nuk mund t’a kemi këtë praktikë- presidenti të ketë rolin e ndërmjetësuesit, sepse opozita nuk e njeh legjitimitetin e institucionit kryetar dhe kërkon ndihmë nga faktori ndërkombëtar”, ka thënë Ivanov.

Ngërçi politik në Maqedoni është më shumë se 6 muaj, ndërsa skandali i përgjimeve edhe më tej e ka rrënduar komunikimin pozitë-opozitë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat