Ministri Shabani takoi drejtorin regjional të UNDP-së z-nj Cihan Sultanoglu

Maqedonia

Ministri Shabani takoi drejtorin regjional të UNDP-së z-nj Cihan Sultanoglu

Më: 17 prill 2015 Në ora: 11:14

Ministri Shabani takoi drejtorin regjional të UNDP-së z-nj Cihan SultanogluProcesi i decentralizimit, bashkëpunimi i deritashëm dhe projektet në ecuri ishin tema për të cilat u debatua në takimin e realizuar ndërmjet ministrit për vetëqeverisje lokale z. LirimShabani me drejtorin regjional të UNDP-së për Evropë dhe Bashkësisë së shteteve të pavarura, tëcilën e shoqëronte z-nj Louisa Vinton, kordinatore e përhershme e OKB dhe përfaqësuese epërhershme e UNDP-së në vendin tonë.

Ministri Shabani e njoftoi drejtorin Sultanoglu dhe musafirët e lartë me aktivitetet që irealizon dhe ndërmer Ministria e vetëqeverisjes lokale, me theks të posaçëm për procesin edecentralizimit në vendin tonë , duke nënvizuar se ky proces është në ecuri dhe se në shumë sferashoqërore janë bërë hapa të guximshëm drejtë transferimit të kompetencave nga pushteti qendrornë atë lokal.

Ai përmendi një sërë aktivitete të realizuara nga kjo lëmi duke potencuar faktin seprocesi i decentralizimit ka fituar në dinamikë gjatë periudhës së kaluar dhe gjithë kjo karezultura pozitivisht në forcimin e kapaciteteve dhe rritjen e kompetencave të komunave përçështje jetike për qytetarët. Ka ngelur edhe shum për tu bërë, theksoi ministri Shabani, dukepërmendur kështu edhe decentralizimin fiskal.
Ministri Shabani falenderoi UNDP-në për kontributin e deritashëm për qytetaët eMaqedonisë dhe shprehu bindjen se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në të ardhëshmen.

Ne,tha ministri Shabani u jemi mirënjohës Bashkësisë Evropiane, institucioneve tjera ndërkombëtare si dhe partnerëve të shumtë të cilët gjithnjë me projekte konkrete na kanë mbështetur në tëkaluarën. Ministria e vetëqeverisjes lokale është bartëse e Komponentës 2 të programit IPA për bashkëpunim ndërkufitarë dhe shfrytëzoj rastin t’ju informoj se kemi shfrytëzuar mbi 80 përqindtë fondeve të dedikuara duke realizuar projekte konkrete me fqinjët tanë,sidomos në vise rurale.
Drejtori Cihan Sultanoglu vlerësoi lartë bashkëpunimin e deritashëm të UNDP-së meMinistrinë e vetëqeverisjes lokale duke shprehur besimin se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhenë të ardhëshmen. Të dy bashkëbiseduesit folën edhe për projektet në ecuri dhe mundësitë për projekte të ardhëshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat