Protestë në Prilep, Plenumi: Takimi i Unionit me MASH-in, një farsë

Maqedonia

Protestë në Prilep, Plenumi: Takimi i Unionit me MASH-in, një farsë

Më: 2 prill 2015 Në ora: 10:45

Plenumi i Shkollarëve të Mesëm tha sot gjatë protestës në Prilep se nuk njeh Unionin e Nxënësve të Shkollave të Mesme, përfaqësuesit e së cilës u takuan dje me ata të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Plenumi organizoi sot një marsh proteste në Prilep, për të kundërshtuar reformën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, e cila përcakton matematikën si lëndë obliguese në provimin e maturës shtetërore.
Nxënësit kërkuan kthimin e konceptit të vjetër të maturës shtetërore dhe ndryshimin e Ligjit të Testit Ekstern.
“Bisedimet e djeshme të Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme i cili nuk na përfaqëson ne dhe nuk paraqet qëndrimet tona, janë farsë e thjeshtë dhe manipulim. Ne si Plenum mbetemi në kërkesat tona për kthimin e konceptit të vjetër dhe për ndryshimin e Ligjit të Testit Ekstern. Nuk do të lejojmë të eksperimentojnë me ne”, thanë përfaqësues të Plenumit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat