Zaev e pyet Mijallkovin: Çfar donacioni është ai, ku meren para të gatshme?

Maqedonia

Zaev e pyet Mijallkovin: Çfar donacioni është ai, ku meren para të gatshme?

Më: 2 prill 2015 Në ora: 09:53

Lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev ka regaur dje ndaj shefit të policisë sekrete, Sasho Mijallkov, ku ky i fundit arsyetohet se parat e marra nga firma izraelite janë donacion.
Zaev e akuzon Mijallkovin se ka mar provizion gati 1 milion euro nga firma izraelite. Lideri i LSDM-së në profilin e vet e quan këtë akt të patolerueshëm.
“ Çfarë është ai donacion ku merren para të gatshme, a është i lejuar që të jepet donacion me para ta gatshme(cash)”-shkruan Zaev në profilin e tij social në Facebook.

Ai ka theksuar se kryeministri, Gruevski së bashku me bashkëpuntorët e tij të ngusht plaçkit buxhetin e shtetit dhe qytetarët e Maqedonisë.

“MPB-VMRO dërgoi një reagim me shkrim ndaj konferencës për shtyp të LSDM-së. I pyetim ata, çfarë donacioni është ai ku merren para të gatshme, a është i lejuar që të jepet donacion me para ta gatshme(cash). Për bisedat telefonike thatë se janë të montuara, të ngjitura dhe të krijuara. Të nderuar, ata janë njëjtë sikur Nikolla Gruevski bëri betejën për një përqindje më të madhe, për t’a kursyer shtetin, ndërsa e pyet Mile Janakievskin, a mos është shumë 5 përqindëshi. Zotërinj të pushtetit nuk mund më të luani me intelegjencën e popullit”,ka shkruar Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat