Çair, plan aksional për personat me nevoja të veçanta

Maqedonia

Çair, plan aksional për personat me nevoja të veçanta

Më: 1 prill 2015 Në ora: 11:14

Në bazë të projektit “Përmirësimi i politikave komunale për personat me aftësi të kufizuara” dhe në organizim të Shoqatës së Invalidëve “Shpresa” – Shkup, në lokalet e komunës së Çairit filloi me trajnim grupi i punës i cili ka për qëllim përpilimin dhe krijimin e Planit lokal aksional për persona me nevoja të veçanta në territorin e Komunës së Çairit.

Me qëllim që ky plan aksional të dalë sa më i suksesshëm, grupi i punës përbëhet nga persona të profileve të ndryshme si: përfaqësues nga administrata komunale, drejtorë të shkollave në territorin e Çairit, nga mediumet, vet persona me aftësi të kufizuara, nga biznes sektori etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat