23 vozitës në Shkup gjobiten për shkak të shpejtësisë

Maqedonia

23 vozitës në Shkup gjobiten për shkak të shpejtësisë

Më: 1 prill 2015 Në ora: 10:38

Në Qytetin e Shkupit nga ana e policisë së trafikut gjatë ditës së djeshme është kryer ekspertizë në gjithsej 14 aksidente rrugore.

Prej tyre, pesë janë me pasoja të dëmit material dhe 13 janë me pasoja të lëndimeve trupore në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë pesë vozitës të automjeteve motorike, gjashtë bashkëudhëtarë, një çiklist dhe katër këmbësorë.

Ka ndodhur edhe një aksident me pasojë vdekje. E njëjta ka ndodhur në orën 20:05 në bulevardin “Koço Racin” në afërsi të “Pishinës Olimpike, në të cilin janë përplasur një motoçikletë “suzuki” me targa të Shkupit dhe një këmbësor.
Ditë më parë nga ana e policisë rrugore janë zbuluar dhe sanksionuar 23 vozitës të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes, tetë shferë të cilët kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit, nëntë shoferë të cilët e kanë përdorur telefonin celular gjatë drejtimit të automjetit, si dhe 15 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin me afat të skaduar të vlefshmërisë së lejes së qarkullimit.
Me ndihmën e automjetit special “karrotreci” gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së komunikacionit janë larguar 53 automjete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat