Gjimnazistët e Maqedonisë protestojnë sot në Shkup kundër testimit ekstern

Maqedonia

Gjimnazistët e Maqedonisë protestojnë sot në Shkup kundër testimit ekstern

Më: 1 prill 2015 Në ora: 09:48

Maturantët në Maqedoni sot do të protestojnë në Shkup, pasi kundërshtojnë ndryshimet e fundit ligjore në arsimin fillor dhe të mesëm.
Maturantët janë të revoltuar nga unioni i posahapur i gjimnazistëve në Maqedoni të cilët janë jolegjitim, për të biseduar me zyrtarët e Ministrisë së Arsimit pëe kërkesat e tyre.
Ditë më parë ky union bashkë me zyrtarët e ministrisë kishte dakorduar që lënda e matematikës të mos bëj pjesë në testimin ekstern vetëm te gjimnazet matematiko-natyrore.

Ata janë kundër matematikës në maturën shtetërore dhe në përgjithësi kundër testimit ekstern.Kërkesat e tyre i kanë dorëzuar në Ministrinë e Arsimit.
Ditë më parë në letër gjimnazistët numëruannë kriteret mbi të cilat notohet nxënësi gjatë viti si mbajtja mend, vënia në praktikë e dijes, analiza, sinteza dhe vlerësimi që sipas tyre, për një ditë rrëzohen nga testimi ekstern që nxjerr në pah vetëm aftësinë për të mbajtur mend.
Protestës së sotme do t’i bashkangjiten edhe nxënës nga Tetova dhe Kumanova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat