Thaçi takon ekspertin amerikan Janusz Bugajski

Maqedonia

Thaçi takon ekspertin amerikan Janusz Bugajski

Më: 31 mars 2015 Në ora: 11:36

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi takoi mbrëmë në Shkup ekspertin amerikan Janusz Bugajski.

Bugajsi është zyrtar i lartë i Qendrës për Analiza të Politikave Evropiane (CEPA).
Sipas njoftimit të PDSH-së, në takim është diskutuar për çështjet aktuale në vend dhe në rajon.
“Në këtë takim bashkëbiseduesit u pajtuan se procesi integrues dhe të drejtat e shqiptarëve janë shqetësime reale të miqve të shqiptarëve dhe të Maqedonisë. Lidhur me situatën në vend, z.Bugajski e përshëndeti politikën konstruktive të Partisë Demokratike Shqiptare. Bashkëbiseduesit gjithashtu ranë dakord që në vizitën e ardhshme të Bugajskit të realizohet një intervistë e zgjeruar me Kryetarin e PDSH-së, z. Menduh Thaçi lidhur me situatën në vend dhe në rajon”, thuhet në njoftimin e PDSH-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat