LSDM: Agjencia e Medieve nën kontrollin e pushtetit

Maqedonia

LSDM: Agjencia e Medieve nën kontrollin e pushtetit

Më: 31 mars 2015 Në ora: 11:03

Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë akuzoi Agjencinë e Medieve Vizive se është nën kontrollin e plotë të pushtetit.

Akuzat u bënë pas vendimit të anëtarëve të Agjencisë që të mos pranojnë propozimin për diskutimin rreth zhvillimeve të fundit që kanë të bëjnë me RTVM-në.
LSDM e quajti këtë vendim të turpshëm dhe të palejueshëm.
“Vendimi i Agjencisë së Medieve tregon se jo vetëm institucionet në Maqedoni, por edhe trupat rregullator siç është ky, KSHZ, Komisioni Antikorrupsion, janë nën okupimin e Gruevskit dhe grupit të ngushtë të tij dhe nuk mund të punojnë sipas obligimeve të përcaktuara në Ligj, si mekanizma kontrollues të keqpërdorimeve nga ana e pushtetit”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat