Presidenti Ivanov u bë i gjallë?

Maqedonia

Presidenti Ivanov u bë i gjallë?

Më: 31 mars 2015 Në ora: 10:35

Maqedonia gati 2 muaj tronditet nga afera e madhe e përgjimeve ilegale që ka shkaktuar krizë të thellë politike mes pushtetit dhe opozitës. Pas dy muajsh për herë të parë, presidenti i shtetit, Gjorgje Ivanov flet për krizën politike dhe aferën e përgjimeve.
Ai në intevistën e djeshme për Televizionin “Sitel” shprehet se gjykatat dhe institucionet tjera shtetërore duhet të dëshmojnë kapacitetet që të ballafaqohen me këtë sfid.

“ Ky është test për institucionet tona. Tani do të shohim gjykatat, se sa janë transparente, të hapura dhe sa mund të jenë neutrale,për gjithçka që është ngritur për rastin Puç dhe ajo që është dorëzuar nga opozita për të gjitha lëndët.Mirëpo opinioni duhet të dij se është punë tjetër që të dilni në opinion me qëndrime dhe kjo është bukur për fushatë dhe mediat.Mirëpo gjykimi kërkon ballafaqim nga ana tjetër me dëshmi dhe në fund shqiptimin e aktgjykimit”, ka thënë mes tjerash presidenti, Gjorgje Ivanov.

Ndërkoh, profesori universitar, Stevo Pendarovski në një prononcim për “Zhurnal” u shpreh se presidenti Ivanov nuk jep deklarata dhe nuk bënë asgjë hap pa lejen e kryeministrit, Nikolla Gruevski.

“ Ivanov është në diktat të plotë të Gruevskit, poqese ai i thotë mbaroje këtë punë, atëher Ivanov e bënë. Ivanov me vite nuk është president i pavarur , por një figurë politike që nuk ka peshë në vendimmarje”, ka deklaruar profesori. Pendarovski.

Ndryshe, afera e përgjimeve dhe akuzat e Zoran Zaevit bënë të dituar se gjyqësia dhe prokuroria në Maqedoni është komplet në duart e VMRO-DPMNE-së dhe shefit të policisë sekrete, Sasho Mijallkov.

Bazuar në këtë fakt, nuk dihet pse presidenti, Gjorgje Ivanov shpreson në gjyqësi neutrale në Maqedoni dhe se angazhohet për shoqëri multietnike ku me shqiptarët përmes uebfaqes komunikon vetëm në gjuhën angleze. Sikur në Maqedoni të kishin jetuar 700 mijë anglez dhe 0 shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat