Ministria e Mjedisit jetësorë, shpalosi prioritetet

Maqedonia

Ministria e Mjedisit jetësorë, shpalosi prioritetet

Më: 30 mars 2015 Në ora: 18:47

Ministria e Mjedisit jetësorë, shpalosi sot disa nga prioritetet e saj në të ardhmen, mbrojtjen e ujërave falë ndërtimit të stacioneve të filtrimit, të cilat do të trajtojnë ujërat fekale, ndërtimi i rrjeteve të reja të kanalizimit në komunat ku tani ka stacione filtrimi si edhe menaxhimi i mbeturinave. Këto prioritete janë përcaktuar nga kontrollet dhe studimet e ekspertëve, ndërkohë që realizimi i tyre do të ndihmohet falë fondeve nga Britania e Madhe. Studimi ka zgjatur dy vjet, dhe deri tani, ministria ka marrë 150 mijë euro.

“Shpresojmë se pas këtyre dy vitesh, ministria është inkurajuar, përforcuar dhe përgatitur që të ballafaqohet me çështjet që kanë të bëjnë me ligjet kombëtare dhe evropiane, mbi mjedisin jetësor.”, deklaroi Çarls Edmund Garet, Ambasador i Britanisë së Madhe në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat