Sonte në Programin e TVM2 epizodi i serialit “ZËRI ARBËRESH”

Maqedonia

Sonte në Programin e TVM2 epizodi i serialit “ZËRI ARBËRESH”

Më: 30 mars 2015 Në ora: 11:10

Autori elitar i emisioneve dokumentare në Maqedoni, Alush Kamberi ka bërë të ditur se sonte në ora 19 e 25 minuta në Programin e TVM2, do të reprizohet episodi i 5-të i serialit “ZËRI ARBËRESH”.

Episodi mban titullin” KRUJA E DYTË” në ÇIFT. Çifti është njëri ndër fshatrat më të bukur të Kalabrisë, prandaj këtu kanë jetuar përkohësisht edhe shumë krijues arbëresh (shqiptar),për të gjetur frymëzim dhe për të krijuar veprat e tyre.
Njeri nga ata është edhe piktori Kodra,i cili, nuk iu nda Çiftit deri në fund të jetës.
Është interesant se n Çift,banorët e këtij fshati kanë ngritur edhe një Kala,në mënyr të përsosur sikurse Kalaja e Krujës dhe ajo paraqet atraksion turistik, sepse,Çiftin e vizitojnë mijëra turistë gjatë sezonit të verës.
Shumëçka do t mesoni ne Çift dhe për Ciftin,prandaj,këto imazhe,nuk do t'i shpalojmë deri në fund,në menyrë që ju,vete,përmes ketij epizodi,t’a kënaqni shijen tuaj!-shkruan në profilin e tij në FB.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat