Të mërkurën protesta masive të gjimnazistëve në Shkup

Maqedonia

Të mërkurën protesta masive të gjimnazistëve në Shkup

Më: 30 mars 2015 Në ora: 11:00

Nxënësit e shkollave të mesme të mërkurën do të protestojnë në Maqedoni.
Maturantët në Maqedoni kundërshtojnë ndryshimet e fundit ligjore në arsimin fillor dhe të mesëm.
Ata janë kundër matematikës në maturën shtetërore dhe në përgjithësi kundër testimit ekstern.Kërkesat e tyre i kanë dorëzuar në Ministrinë e Arsimit.
Sipas tyre Ministria nuk i ka merr parasysh kërkesat andaj nga plenumi i gjimnazistëve paralajmërojnë protesta masive ditën e mërkurën në Shkup.
Ditë më parë në letër gjimnazistët numëruannë kriteret mbi të cilat notohet nxënësi gjatë viti si mbajtja mend, vënia në praktikë e dijes, analiza, sinteza dhe vlerësimi që sipas tyre, për një ditë rrëzohen nga testimi ekstern që nxjerr në pah vetëm aftësinë për të mbajtur mend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat