“Maqedonia në prag të luftës ndëretnike”

Maqedonia

“Maqedonia në prag të luftës ndëretnike”

Më: 28 mars 2015 Në ora: 08:37

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, ka deklaruar se Maqedonia do të shkojë drejt kaosit dhe destabilizimit nëse opozita publikon biseda të përgjuara në të cilat flitet për marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe maqedonasve.

Gruesvski është i sigurt se bisedat që publikon herë pas herë që prej disa javësh lideri i opozitës, Zoran Zaev, janë të montuara, por megjithatë sërish i trembet efektit të tyre tek shqiptarët vendas dhe maqedonasve.

“Rrezikohet siguria e vendit. Jo rastësisht u paralajmërua edhe publikimi i bisedave të krijuara lidhur me çështje ndëretnike, çështje të ndjeshme, të cilat edhe pse manipulohen gjithsesi mund të nxisin agresivitetin e qytetarëve. Plani im për të dalë nga kjo krizë është ndëshkimi i çdokujt që ka shkelur ligjin duke regjistruar materiale të paligjshme dhe i ka transmetuar ato” thotë ai.

Gjatë seancës parlamentare ku ishin marrë në pyetje nga deputetët e maxhorancës në lidhje me këtë çështje delikate, Gruevski akuzoi edhe një herë liderin e opozitës Zaev se është shndërruar në një vegël të shërbimeve të huaja dhe se po e përdor këtë situatë për të ardhur në pushtet.

Pak ditë më parë, kreu i qeverisë maqedonase tha se shërbimet e huaja sekrete po tentojnë të krijojnë destabilitet në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat