MASH: Bursa për master dhe doktoraturë në Francë

Maqedonia

MASH: Bursa për master dhe doktoraturë në Francë

Më: 27 mars 2015 Në ora: 10:35

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton rreth konkursit të hapur për ndarjen e bursave për studime postdiplomike të ciklit të dytë dhe të tretë në institucionet e larta arsimore në Francë, për vitin akademik 2015-2016.

Bursat janë për qytetarët e Maqedonisë, ndërsa sigurohen nga Qeveria e Francës.

Përparësi kanë kandidatët të cilët do të regjistrojnë studime deficitare ose inekzistente në Republikën e Maqedonisë.    

Afati i fundit për aplikim është 30 prill 2015, informata më të hollësishme rreth kushteve, kritereve, dokumenteve të nevojshme dhe formularëve të paraparë për aplikim mund të gjenden në internet portalin e specializuar për bursa të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës www.stipendii.mon.gov.mk, si dhe në Sektorin e Campus France të Institutit Françez në Shkup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat