Prej 1 prillit përsëri treni i shpejtë Shkup-Manastir

Maqedonia

Prej 1 prillit përsëri treni i shpejtë Shkup-Manastir

Më: 27 mars 2015 Në ora: 10:28

Prej 1 prillit të këtij viti përsëri vendoset në qarkullim të rregullt hekurudhor treni përkohësisht i ndërprerë për udhëtarë 541, që qarkullon në rrugën Shkup - Manastir, duke u nisur nga Shkupi në 16:55 dhe treni 540 në relacionin Manastir - Shkup, që niset nga Manastiri në orën 5:18.

Hekurudhat e Maqedonisë Transport SHA Shkup sot njoftuan se trenat do të qarkullojnë sipas rendit të udhëtimit me atë që për shkak të organizimit teknologjik të trafikut treni 541 (Shkup - Manastir) për herë të parë në trafikun e sërishëm do të kthehet më 1 prill, ndërsa treni 540 (Manastir - Shkup) më 2 prill.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat