Zaevi mori mbështetje për vazhdimin e publikimit të audioincizimeve

Maqedonia

Zaevi mori mbështetje për vazhdimin e publikimit të audioincizimeve

Më: 27 mars 2015 Në ora: 10:24

LSDM mbrëmë ka vendosur që me ritëm edhe më të fuqishëm të vazhdojë me realizimin e përcaktimit për normalizimin e shtetit dhe kthimin e lirisë dhe demokracisë në vend.

“Askush dhe asgjë nuk mund ta gjunjëzojë partinë në këtë rrugë, ku merr përmasa më të mëdha qytetare”, ky është vendimi i mbrëmshëm i Këshillit qëndror të LSDM-së, në të cilën u diskutua për efektet e deritanishme nga projekti për zbardhjen e materialeve për kriminaltetin e qeverisë.

Njëherësh, LSDM ka filluar edhe procesin e zgjedhjes së delegatëve për Kongresin e ardhshëm të LSDM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat