Ambasadori bullgar dhuron libra për bibliotekën e ITSHKSH-së

Maqedonia

Ambasadori bullgar dhuron libra për bibliotekën e ITSHKSH-së

Më: 5 mars 2015 Në ora: 13:50

Sot Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, e vizitoi Ambasadori i Republikës së Bullgarisë në Shkup, Ivan Petkov, i shoqëruar nga Sekretari i parë i ambasadës, Angel Banxhov.

Drejtori i ITSHKSH-së, Skender Asani, theksoi se ka një vazhdimësi të bashkëpunimit mes shqiptarëve dhe bullgarëve që nga periudha e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, kur një numër i madh i rilindësve tanë e zhvilluan veprimtarinë e tyre në Sofje, përmes klubeve, librave e gazetave. Ndërsa, tani interesi i përbashkët është që të zhvillohen këto lidhje në sferën e shkencës, arsimit e kulturës.

Ambasadori bullgar, duke uruar për punën e deritashme të Institutit, theksoi se Ambasada e Bullgarisë, do të angazhohet që të jetë një urë lidhjeje mes ITSHKSH-së, institucioneve shkencore dhe arkivave bullgare, kur ka material të bollshëm edhe për historinë, kulturën dhe të kaluarën e shqiptarëve dhe bullgarëve. Ai me këtë rast, për bibliotekën e ITSHKSH-së dhuroi disa libra të rëndësishëm dhe të vjetër nga sfera e historisë.

Gjatë takimit u konkludua, që në të ardhmen të ketë pjesëmarrje të përbashkëta të kuadrit arsimor e shkencor në disa organizime kulturore dhe shkencore në Shkup dhe Sofje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat