Mexhiti zyrtarizon emrin e sheshit "Skënderbeu" dhe shpërblen mësuesit për "7 Marsin

Maqedonia

Mexhiti zyrtarizon emrin e sheshit "Skënderbeu" dhe shpërblen mësuesit për "7 Marsin

Më: 5 mars 2015 Në ora: 08:56

Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti sot do të marrë pjesë në ekspozitën e organizuar nga nxënësit e shkollave fillore të komunës në Çifte Hamam, me rastin e 7 Marsit , Ditëssë mësuesve.

Gjithashtu sot para përmendores së Gjergj Kastriotit Skenderbeut, Mexhiti do të mbajë press konference ku edhe zyrtarisht do të shpalosë emrin qe tani me edhe me pelqim nga Qeveria e RM, Qyteti i Shkupit, komunat e tjera si dhe ne Kadastra e RM-së do te bartë ky shesh, gjegjesisht Sheshi "Skenderbeu".

Parashikohet që në sallen e Komunës së Çairit sot do të mbahet një takim me veteranët e arsimit te Çairit ku Kryetari Mexhiti do t'ju ndajë mirënjohje dhe dhurata arsimtarëve më të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat