Në qershor pritet të nënshkruhet marrëveshje në fushën e arsimit mes Maqedonisë dhe Shqipërisë

Maqedonia

Në qershor pritet të nënshkruhet marrëveshje në fushën e arsimit mes Maqedonisë dhe Shqipërisë

Më: 4 mars 2015 Në ora: 19:33

Që nga 31 dhjetori i vitit 2010, Maqedonia dhe Shqipëria nuk kanë marrëveshje bashkëpunimi në sferën e arsimit, pasiqë të njëjtës i përfundoi afati i vlefshmërisë.

Sipas MASH-it, një delegacion pune i autorizuar nga ministri Abdilaqim Ademi, qëndroi për dy ditë në Tiranë me qëllim të harmonizimit të tekstit të marrëveshjes me Shqipërinë, që sipas të gjitha gjasave, do të nënshkruhet në muajin qershor.

Procesi për nënshkrimin e marrëveshjes se re bilaterale mes Maqedonisë dhe Shqipërisë është në fazën e saj të parafundit. Tani që grupet e punës kanë harmonizuar deri në detaje tekstin përkatës, i njëjti do t’u dërgohet për shqyrtim qeverive respektive në Shkup dhe Tiranë, për të marrë mendimin dhe pëlqimin edhe të ministrive të tjera, në mesin e të cilave ministrive të Punëve të Jashtme, Drejtësisë apo Financave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat