Dorëhiqet kryeredaktori i "24 vesti": S'kisha presione nga menaxhmenti

Maqedonia

Dorëhiqet kryeredaktori i "24 vesti": S'kisha presione nga menaxhmenti

Më: 4 mars 2015 Në ora: 08:52

Kryeredaktori dhe redaktor përgjegjës i televizionit “24 vesti”, Goce Mihajloski në profilin e tij në Facebook ka vërtetuar edhe një herë lajmin se ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, por i mohon pohimet se këtë e ka bërë pasi që ka pasur presion nga ana e menaxhmentit të televizionit.

“Pasi dorëheqja ime nga pozita e kryeredaktorit dhe redaktorit përgjegjës ka ngjallë interesim në një pjesë të opinionit, duhet ta sqaroj këtë veprim. Secili ka të drejtën e të menduarit ndryshe. Jo çdonjëri merr vendime. Me menaxhmentin ndonjëherë kemi pasur mendime të ndryshme për nj ëpjesë të programit, por kjo nuk është as arsyeja kryesore dhe as arsyeja e vetme për dorëheqjen time.

Megjithatë në jetë ekzistojnë edhe prioritete tjera përveç se të ndërtosh karrierë me çfarëdo çmimi. Për shembull koha e lirë është e pavlerë. Televizioni “24 vesti” ka besim të madh tek shikuesit piërisht për shkak të objektivitietit dhe pavarësisë. Konsideroj se do të ngeet në rrugën e njëjtë, në të cilën rrugë mendoj se një pjesë kam kontribuar edhe unë gjatë vitit të kaluar. Të më kishin pyetur kolegët do tua thuaja këtë”, ka shkruar Goce Mihajloski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat