Musliu: Ministrat nuk guxojnë të dorëhiqen

Maqedonia

Musliu: Ministrat nuk guxojnë të dorëhiqen

Më: 3 mars 2015 Në ora: 11:10

Analisti politik Albert Musliu vlerëson se ministrat e përgjuar, të cilët në bisedat e tyre fyejnë kryeministrin Nikola Gruevski, nuk “guxojnë të japin dorëheqjet as nga Qeveria dhe as nga partia”.

Analisti thotë se këto regjistrime të bisedave telefonike, do të ndajnë më dysh qytetarët.

“Ata që kanë vendosur të besojnë verbërisht në gjithçka që thotë pushteti, përgjimet nuk do t’i pranojnë ashtu siç janë. Të tjerët do të kërkojnë përgjegjësi sepse me buxhetin është menaxhuar sikur ai të ishte privat dhe jo shtetëror, nga njerëz që mbajnë funksione me përgjegjësi. Pavarësisht arsyetimeve, rrëfimi për unitet brenda Qeverisë nuk funksion”, tha analisti për DW.

Pavarësisht se marrëdhëniet e brendshme janë prishur, ai thotë se ministrat nuk guxojnë të braktisin detyrat e tyre dhe të përjashtohen nga puna e Qeverisë.

“Po këto përpjekje do të bëhen edhe brenda partisë, me qëllim që të zvogëlohen dëmet dhe partia të shpëtojë”, deklaroi Musliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat