Zaev: Gruevski ka urdhëruar Stavreskin të merr kredi miliona euro brenda natës

Maqedonia

Zaev: Gruevski ka urdhëruar Stavreskin të merr kredi miliona euro brenda natës

Më: 2 mars 2015 Në ora: 09:24

(E plotësuar) - Në incizimet e radhës që po i publikon lideri i LSDM-së, Zoran Zaevi, tha se Gruevski ka urdhëruar ministrin e Fincanve që brenda natës të merr kredi miliona euro.
Zaev në të gjitha 11 audio inçizimet në mes Stvavreskit dhe Jankollovskes tregon se ku eshte zhytur Maqedoni dhe buxheti i saj.

Zaevi pretendon se Stavreski ka refuzuar financimin e programit IPARD, me qellim të që mos kuptohet se buxheti i shtetit osht bosh.

Zaev: Jankullovska pranoi se policia ka rrahur para Komunës Qendër
Udhëheqësi i LDSM, Zoran Zaev, në konferencën e sotme për shtyp zbuloi se incizimet që do të publikohen sot do të dëgjoni ministren e MPB-së Gordana Jankuloska dhe ministrin e Financave Zoran Stavreski të cilët diskutojnë se të ardhurat në vend janë një fatkeqësi, që oficerët po flejnë në shtretër hekuri dhe të mbuluar me batanije të APJ-së .

“Do të dëgjoni Jankullovskën se do të pranojë se policia rrahu para komunës Qendër” tha Zaev.

Bomba e 6-të, Zaev: Zero buxhet, miliona euro për përmendore
Shpenzime për monumente joproduktive pas arkës boshe të shtetit është tema e konferencës së sotme për shtyp të liderit të LSDM-së Zoran Zaev.

Ai njoftoi se bisedat e reja të regjistruara në mes, ministrit të Financave Zoran Stavreskit dhe ministres së Brendshme Gordana Jankullovska, të cilët dëgjohen si ata flasin se në buxhetin e shtetit nuk ka para.

Zaev tha se këto bisedime janë duke treguar pse ministri Jankullovska dhe Stavrevski janë më të përgjuar nga nga Kryeministri Gruevvski dhe shefin e policisë sekrete Sasho Mijalkov.
Sipas tij, incizimet deshmojne se Grruevski ka dhene urdhera për të punuar në mënyrë të paligjshme, duke ngritur miliona të kredive të paligjshme nga jashtë, reklama, monumente dhe piktura.

“Bomba” e gjashtë e Zaevit do të publikohet sot në ora 14.00
Pas një pause disa ditore, sot kryetari i LSDM-së opozitare, Zoran Zaev së bashku më kryesinë e ngusht pritet të publikojnë “bombën” e gjashtë. Si zakonisht publikimi i “bombave” bëhet pasdite ora 14.00.

Se cila do jetë përmbajtja e “bombave” nga kjo parti nuk e bëjnë publike, por thonë se përmbajtja do të dihet në konferencën e sotme për shtyp që do t’a udhëheq kryetari i kësaj partie, Zoran Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat