“Lodraxhiu” paralajmëron luftë në Maqedoni: “Ukraina, megjithatë, nuk është larg”

Maqedonia

“Lodraxhiu” paralajmëron luftë në Maqedoni: “Ukraina, megjithatë, nuk është larg”

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 13:39

Me një ndryshim të fotografisë në proflin e tij në Facebook, deputeti më interesant i BDI-së Artan Grubi i cili ngjanë si “lodraxhi” ka komentuar ngjarjet e fundit në Maqedoni duke thënë se Ukraina nuk është larg. Se çka ka dashur të thotë deputeti “frikacak” i BDI-së që e kemi parë duke ikur nga kolegët e tij që u rrahën në Kuvend nuk e dimë. Andaj ne ua përcjellim komentin e tij të plotë.

“Gjersa të gjithë kemi sprehur të dy veshët dhe po “argëtohemi” me marrëzinë e mendjeve të çoroditura, nga Uashingtoni na erdhi haber që Maqedonia, bashkë me Kosovën janë në “linjë të zjarrit”.

Këtë e tha Sekretari Amerikan i Shtetit, Xhon Keri, duke iu përgjigjur Senatorëve për ndikimin në rritje të Rusisë në Evropë.

2-3 javë më herët, Rusët reaguan për aferën e përgjimeve ndërsa më 30 shtator 2014, Ministri i Jashtëm Rus tha që zgjërimi i NATOsë me vendet e Ballkanit paraqet provokim ndaj Rusisë.
Ukraina, megjithatë, nuk është larg” ka shkruar Artan Grubi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat