Zhernovski: Demonstrim i totalitarizmit, akuza ndaj Zaevit

Maqedonia

Zhernovski: Demonstrim i totalitarizmit, akuza ndaj Zaevit

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 19:11

Lideri i deritanishëm i PLD-së Andrej Zhernovski thotë se kallëzimi penal për Zaevin është demonstrim i totalitarizmit nga ana e pushtetit. Ndërsa numri “një” i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov i bën thirrje LSDM-së që t’i publikojë të gjitha materialet komprometuese që posedon.

“Ky është totalitarizëm i qartë që demonstrhet nga persona dhe grupime të cilat janë të gatshme të mbyllin edhe media, individë, politikanë, opozitarë, liderë apo udhëheqës, nëse ata flasin dhe mendojnë ndryshe nga pushteti. Kjo, sipas përkufizimit, quhet thjesht “regjim””, tha Andrej Zhernovski, Lider i deritanishëm i PLD-së.

Kryetari i Lidhjes Demokratike, në një konferencë shtypi lidhur me ngjarjet e fundit, së pari shpjegoi se për të janë të papranueshme shantazhet dhe kërcënimet në luftën politike. Ai bëri thirrje për drejtësi dhe proces korrekt gjyqësor, por edhe që opinioni të ketë qasje tek të gjitha materialet. Trajanov i bëri thirrje opozitës të publikojë gjithçka që posedon ndërsa kërkoi nga shteti që të mundësojë çklasifikim të informatave sekrete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat