Mbyllet rruga Shtip - Novosellë për shkak të derdhjes së lumit Bregallnica

Maqedonia

Mbyllet rruga Shtip - Novosellë për shkak të derdhjes së lumit Bregallnica

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 15:05

Për shkak të derdhjes së lumti Bregallnica, në mënyrë parandaluese do të mbyllet komunikacioni në aksin rrugor Shtip - Novosellë.

Lidhja Automote e Maqedonisë njoftoi se aksi rrugor Mavrovë - Dibër te manastiri i Bigorit, i cili ishte tërësisht i ndërprerë për shkak të ortekut të borës, është i kalueshëm në një korsi ndërsa po punohet në pastrimin e tij të plotë.

Vozitje e kujdesshme rekomandohet në aksin Koçan - Makedonska Kamenica nga fshati Istibanja deri te diga Kalimanc ku për shkak të shembjeve vende-vende komunikacioni po zhvillohet në njërën korsi.

Për shkak të mbetjeve më të mëdha të borës në aksin Mavrovë - Dibër akoma mbetet ndalesa për qarkullimin e automjeteve transportuese ndërsa për automjetet e udhëtarëve rekomandohet përdorimi i pajisjeve dimërore.

Hiqen ndalesat për automjetet transportuese në aksin rrugor Tetovë - Kodra e Diellit dhe në vendkalimet malore Strazhë, Presekë, Bukovë, Gjavato dhe Barbaras./Mia

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat