Çështja e emrit të Maqedonisë, shefi i ri i diplomacisë greke kishte kërkuar lobim me shqiptarët

Maqedonia

Çështja e emrit të Maqedonisë, shefi i ri i diplomacisë greke kishte kërkuar lobim me shqiptarët

Më: 31 janar 2015 Në ora: 23:07

Nikos Koxias, ministri i sapozgjedhur i punëve të Jashtme të Greqisë, disa vite më parë kishte theksuar se duhej të arrihej një marrëveshje me politikanët shqiptarë në Maqedoni për një emër konkret të vendit dhe të lobohej më pas për pranimin e kësaj zgjidhje.

Sipas agjencisë “INA”, Koxias këtë e kishte theksuar në vitin 2010 në një televizion grek ERTZ.

“Greqia në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar është dashur të merret vesh me politikanët shqiptarë në Maqedoni për emër konkret dhe të lobojë për atë që të pranohet.

Për zgjidhjen e çështjes së emrit, duhej ta bënim atë që e pata thënë në Ministrinë e Punëve të Jashtme në vitin 1992, duhej të arrinim marrëveshje me faktorin shqiptar rreth asaj se cilin e emër e dëshirojnë ata me qëllim që të shpreh faktin se edhe elementi shqiptarë është pjesë përbërëse e shtetit të FYROM-it dhe në bazë të këtij propozimi ti kërkojmë të drejtat e tyre dhe emrin”, kishte deklaruar Koxias në intervistën për televizionin shtetëror ERTZ.

Sipas INA-s, ministri i Jashtëm deri tani nuk ka shprehur ndonjë qëndrim për kontestin e emrit, por partia në pushtet SYRIZA mban qëndrimin e njëjtë të linjave të kuqe, sa i përket zgjidhjes së këtij kontesti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat