Trafiku nëpër rrugë të lagështa

Maqedonia

Trafiku nëpër rrugë të lagështa

Më: 30 janar 2015 Në ora: 21:52

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Reshje të dobëta të shiut ka në pjesën jugperëndimore të vendit, ndërsa reshje të dobëta të borës në Kodrën e Diellit, informoi Lidhja auto-moto e Maqedonisë në raportin për gjendjen e rrugëve deri në ora 18.

Për shkak të dëmtimit të shtyllës së mesme të urës në lumin Pçinja, në drejtimin rrugor P2136 Rzhaniçino-Konjare e Poshtme ka ndalesa për lëvizje të automjeteve të rënda transportuese mbi 7,5 tonë dhe autobusëve. Ndalesa e lëvizjes për shkak të rrëshqitjes së dheut në f. Ratavicë në rrugën Kiselicë-Zletovë në komunën Probishtip ende vazhdon. Për shkak të ujërave të vërshuara nga lumi Kriva Llakavica në ndërprerje janë drejtimet rrugore drejt f. Stepanci dhe f. Suvo Gërlë. Dëmi në urën në aksin rrugor Radovish - Shtip është sanuar dhe komunikacioni zhvillohet në një korsi.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Demir Kapi - Udovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat