Orav: Pse nuk duhet miratuar amendamentet kushtetuese

Maqedonia

Orav: Pse nuk duhet miratuar amendamentet kushtetuese

Më: 27 janar 2015 Në ora: 12:37

Ambasadori i BE-së në Shkup Aivo Orav ka shprehur shqetësimet tij në lidhje me ndryshimet kushtetuese, që ndodhen në procedurë parlamentare, gati për miratim.

Në deklaratën me shkrim dërguar medieve, ambasadori i BE-së kujton se si Komisioni i Venecias, ashtu dhe Komisioni Evropian kërkojnë konsensus më të gjerë politik dhe shoqëror për amendamentet.

Ambasadori vëren se në kohën kur janë dorëzuar për miratim këto ndryshime, opozita bojkoton Kuvendin.

“Ka shumë rëndësi që ndryshimet kushtetuese të jenë rezultat i debatit të gjerë dhe përmbajtësor, i cili do të përfshinte forcat e ndryshme politike”, thuhet në deklaratë.

Ambasadori kujton edhe qëndrimin e Komisionit Evropian se të gjitha ndryshimet kushtetuese që propozohen, duhet të jenë kompatibile me qëndrimet e BE-së dhe me standardet ndërkombëtare.

Orav lë të kuptohet se të gjitha ndryshimet kushtetuese kanë nevojë të harmonizohen me rregullat e BE-së dhe sidomos amendamenti për zonat financiare.

Ndryshimet kushtetuese nuk janë miratuar ende, për shkak se Kuvendi të premten nuk arriti të mbledhë 82 vota “për”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat