Mjegull në Strazhë

Maqedonia

Mjegull në Strazhë

Më: 26 janar 2015 Në ora: 17:00

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni vende-vende po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, ndërsa borë bie në Manastir dhe në Resnjë dhe në vendkalimet malore Bukovë dhe Gjavatë.

Lidhja Automote e Maqedonisë njofton se për shkak të mjegullës deri në 100 metra, dukshmëria është zvogëluar në qafën malore Strazhë.

Komunikacioni akoma është i ndërprerë në rrugën rajonale "Globica" në afërsi të fshatit Ratavc të Probishtipit, ndërsa për shkak të ujërave të ardhur nga lumi Kriva Lakavicë në ndërprerje është qarkullimi i komunikacionit në fshatrat Stepanc dhe Suvogërl.

Për shkak të vërshimit të lumit Vardar në ndërprerje është komunikacioni në Miravc të Gjevgjelisë.

Ndalesë për qarkullim për shkak të rrëshitjes së tokës ka në aksin Kiselicë - Zletovë në komunën e Probishtipit.

Komunikacioni në një korsi po zhvillohet në aksin rrugor Radovish - Shtip ku është sanuar dëmi në urë, ndërsa është normalizuar lëvizja e automjeteve në aksin rrugor Demir Kapi drejt fshatit Koreshnicë.

Akoma vlen ndalesa për qarkullimin e automjeteve të rënda transportuese mbi 7.5 tonë dhe autobusëve në aksin rrugor P2136 Rzhaniçino - Konjare e Poshtme, për shkak të dëmtimit të shtyllës së urës në lumin Pçinja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat