Maqedonia ka shëndetësinë më të dobët në Evropë

Maqedonia

Maqedonia ka shëndetësinë më të dobët në Evropë

Më: 26 janar 2015 Në ora: 11:09

Maqedonia rezulton të ketë shëndetësinë më të dobët në Evropë, të paktën sipas një hulumtimi që ka bërë Qendra e Pavarur “Numbeo”, raporton BusinessInsider.

Në listën e shteteve që janë përfshirë në hulumtim, Maqedonia zë vendin e fundit me indeks 35.12 për shërbimet shëndetësore.

Në krye të listës gjendet Franca me indeks 82.58.

Në suaza botërore, Japonia rezulton të ketë shërbimet më të mira shëndetësore në botë, pasuar nga Bahreini, Tajvani dhe Franca.

Në këtë listë shtetesh nga e gjithë bota, Maqedonia renditet në pozitën 100.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat