‘Alo mjeku’, për katër muaj gati 20 mijë telefonata

Maqedonia

‘Alo mjeku’, për katër muaj gati 20 mijë telefonata

Më: 26 janar 2015 Në ora: 10:28

Në katër muajt e fundit 18.950 qytetarë janë paraqitur për konsultime shëndetësor pas hapjes së linjës “Alo doktor”. Qytetarët janë paraqitur për këshilla të ndryshme, si dhe kanë kërkuar ndihmë për situata të veçanta.

Linja funksionon 24 orë, ku nga ora 18 deri 22 kujdestari bëjnë drejtorët e qendrave mjekësore. Interes më të madh ka pasur për kujdestaritë e pediatërve dhe shumica e këshillave janë kërkuar pikërisht për shëndetin e fëmijëve.

Në linjë punojnë 22 mjekë – specialistë. Nesër në këtë ligj kujdestar do të jetë Drejtori i Spitalit Gjinekologjik “Nënë Tereza” në Çair, doktor Mendu Jegeni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat