Arifi: Baci Adem na nderoi

Maqedonia

Arifi: Baci Adem na nderoi

Më: 25 janar 2015 Në ora: 16:02

Në komunën e Tetovës sot për vizitë qëndroi Adem Demaçi personaliteti i cili përfaqëson simbolin e rezistencës dhe shpirtin e qëndresës dhe përkushtimit ndaj popullit e atdheut të tij.

Në këtë takim miqësorë kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi pati një bisedë të këndshme me bacin Adem duke biseduar rreth aktiviteteve të përditshme dhe përkushtimin e saj në udhëheqjen sa më të mirë të komunës.

Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi njëherit falënderoi përzemërsisht Adem Demaçin që i nderoi me vizitën e tij komunën dhe qytetarët e Tetovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat