Shkup/Ish-kreu i Shërbimit Sekret, një monstër që bënte pornografi me fëmijë

Maqedonia

Shkup/Ish-kreu i Shërbimit Sekret, një monstër që bënte pornografi me fëmijë

Më: 24 janar 2015 Në ora: 20:49

SHKUP – Ish-kreu i Shërbimit Sekret maqedonas, Zoran Verushevski, përfundoi në pranga mbrëmjen e djeshme.

Nga portali “Zhurnal”, mësohet se ish-zyrtari është arrestuar pak para orës 23:00, me akuzat për posedim ilegal të armëve, për pornografi fëmijësh dhe vepra të tjera të rënda.

Ai është nxjerrë që mbrëmë para gjykatësit hetues dhe prokurorit publik. Verushevski ishte shef i Shërbimit Sekret gjatë qeverisjes së LSDM-së. Mediet vendase theksojnë se, policia do të japë sot më shumë hollësira rreth këtij arrestimi.

Zoran Verushevski ka qenë kuadër i partisë opozitare LSDM dhe ish-drejtor i shërbimit sekret i njohur si DSK. Gjatë periudhës që ka qendruar në krye të këtij posti, Verushevskit i është dashur të përballet me problema të shumta me djalin e tij, i cili ka shkelur jo pak herë ligjin kur është bërë pjesë e veprave të ndryshme të dhunshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat