Komuna e Çairit: Rruga nuk është shtruar sipas standardeve

Maqedonia

Komuna e Çairit: Rruga nuk është shtruar sipas standardeve

Më: 25 dhjetor 2014 Në ora: 13:02

Këshilltari i BDI-së në Qytetin e Shkupit Qemajl Musliu dhe Udhëheqësi i sektorit për urbanizëm në Komunën e Çairit, Xhengis Hani kanë mbajtur një konferencë për shtyp në rrugën “Mesta 48” në lagjen Seravë.

Me këtë rast është konstatuar se pas intervenimit që ka bërë N.P. “Ujësjellësi dhe kanalizimi”, rruga nuk është shtruar sipas standardeve të duhura.

“Komuna e Çairit ka dëgjuar zërin e banorëve dhe ka reaguar menjëherë. Pas marrëveshjes me banorët e asaj rruge është konstatuar se me qëllim që të mos dëmtohet instalimi i ujit dhe shkaku i kushteve jo të përshtatshme atmosferike, në pranverë të bëhet instalimi i ri i ujit dhe asfaltim rrënjësor i rrugës në fjalë”, thanë dy përfaqësuesit Musliu e Hani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat