Xhaferri: Konkursi pa kandidatë shqiptarë, do të anulohet

Maqedonia

Xhaferri: Konkursi pa kandidatë shqiptarë, do të anulohet

Më: 25 dhjetor 2014 Në ora: 12:10

Zëvendëskryeministri Musa Xhaferri thotë se ligjet e reja të administratës parashohin anulimin e konkursit nëse gjatë realizimit të tij nuk është respektuar parimi i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat.

Xhaferri thotë se këtë gjë parashohin ligjet e reja, që sipas tij, do të cojnë përpara zbatimin e përfaqësimit të drejtë.

“Nëse insitutcioni ka nevojë të punësojë pjesëtarë të komuniteteve dhe nëse në konkurs nuk është respektuar kjo gjë, atëherë ai do të anulohet”, ka deklaruar Xhaferri.

Ndërkohë, kryetari i Komitetit për Marrëdhënie Ndëretnike Ejup Rustemi ka deklaruar se BDI do të insistojë që të ndëshkohen institucionet dhe drejtuesit e tyre në rast të mosrespektimit të përfaqësimit të drejtë.

“Komiteti për Marrëdhënie Ndëretnike do të kërkojë nga Qeveria dhe Avokati i popullit, nga institucionet në nivel qendror dhe lokal të dorëzojnë fakte për përfaqësimin e drejtë. Në bazë të atyre të dhënave do të diskutojë për këtë çështje dhe do të insistojmë të ndëshkohen institucionet dhe udhëheqësit ku nuk respektohet përfaqësimi i drejtë gjatë punësimeve”, ka deklaruar Rustemi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat