Gruevski: Zaev nuk ka mbështetje nga shoqëria ndërkombëtare

Maqedonia

Gruevski: Zaev nuk ka mbështetje nga shoqëria ndërkombëtare

Më: 25 dhjetor 2014 Në ora: 00:58

Opozita po e dëmton shtetin, përderisa pushteti po punon në dobi t saj. Kështu kryeministri Nikolla Gruevski e komentoi përkujtimin e sotëm të LSDM-së të ‘hënës së zezë’ kur sipas opozitës para dy viteve ishte e mbytur demokracia parlamentare. Mënyra se si LSDM e tregoi revoltin e saj për të është destruktive.

Ai dëshiron, siç u shpreh, që të ketë një opozitë të shëndosh në parlament e cila do të afroj zgjidhje alternative të problemeve për të cilat diskutohet. Megjithatë, i pyetur se si do ta zgjidh problemin me bojkotin e parlamentit, ai nuk kishte përgjigje konkrete. Hapi ndaj të cilës u përqendruan deputetët e opozitës, u vlerësua si i keq edhe për shtetin edhe për opozitën. Sipas Gruevskit, as shoqëria ndërkombëtare nuk po e mbështet Zaevin.

Përndryshe, sot kryetari i partisë më të madhe në pushtet u takua me kolegët nga koalicioni Për Maqedoni më të mirë. Në takimin e rregullt, partnerët e koalicionit e analizuan vitin e kaluar, pas të cilës erdhën në përfundim se ai vit ka qenë i suksesshëm. Zgjedhjet, thuan ata janë të fituara me numrin më të madh të votave deri më tani, ekonomia është në rritje, ndërsa qëndron i hapur problemi i futjes së vendit në NATO dhe në BE, si dhe i pazgjidhur problemi i emrit me Greqinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat