Alfeev: KOM-i i pavarur me ndihmën tonë nëse Vranishkovsi lirohet

Maqedonia

Alfeev: KOM-i i pavarur me ndihmën tonë nëse Vranishkovsi lirohet

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 15:08

Ilarion Alfeev, njëri prej peshkopëve ma me ndikim i Kishës Ortodokse Ruse, përgjegjës për politikën e jashtme të Patrikanës së Moskës, i cili gjatë vikendit qëndroi në Maqedoni, kërkoi lirimin e Jovan Vranishkovskit.

Këtë kërkesë Alfeev e ka bërë gjatë takimit me shefin e shtetit Ivanov dhe kryeministrin Gruevski.

Peshkopi Ilarion, dje në klinikën “Nënë Tereza” në Shkup është takuar me Vranishkovskin. Qëndrimi i KOR është se ata nuk munden asgjë të ndihmojnë në kontestin kishtar maqedonase-serb përderisa Vranishkovski gjendet në burg.

Prej KOR po vijnë informacione se KOM do të mund të merrte statusin e kishës së pavarur, që nënkupton shkallën më të lartë të pavarësisë, por jo edhe autoqefali të plotë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat