800 mjekë nga Maqedonia do të trajnohen nëpër spitalet botërore

Maqedonia

800 mjekë nga Maqedonia do të trajnohen nëpër spitalet botërore

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 08:22

Gjatë vitit 2015 parashihet që 800 mjek nga Maqedonia dhe 200 infermiere të trajnohen në disa spitale elitare në botë.

Kështu ka bërë të ditur ministi i Shëndetësisë, Nikola Todorov. “ Mundohemi që sa më shumë personeli ynë, të qëndroj në qendrat botërore të shëndetësisë. Këtë vit 29 mjekë kanë qenë në Los Anxhelos të SHBA-ve. Kemi bashkëpunim me disa spitale të Evropës dhe Amerikës.Vetëm gjatë këtoj viti 514 mjek dhe personel ndihmës mjekësor janë trajnuar jashtë shtetit”, tha mes tjerash, ministri Todorov ne seancën e hapur të qeverisë./zhurnal

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat