Palmieri: Maqedonia do të jetë lider në shkencë në Ballkan

Maqedonia

Palmieri: Maqedonia do të jetë lider në shkencë në Ballkan

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 16:23

Për jo më shumë se një dekadë, Maqedonia do të jetë lider në shkencë në Ballkan dhe këtë pjesë të Evropës, prognozon dr.Enco Palmieri, njëri prej mendimtarëve më të mëdhenj në Itali.

Ai është anëtarë i ekipit të fizicientëve, të cilët gjatë verës së vitit 2012, në laboratorin Cern në Gjenevë, me eksperiment treguar ekzistimin e themelit mbi të cilën është i krijuar universi.

“ Maqedonia është në rrugë të mirë, që në dhjetë vitet e ardhshme të jetë lider në shkencë në Ballkan dhe më gjerë. Këtë e vërtetoj me intelektin e mrekullueshëm që e kam hasur tek shkencëtarët dhe hulumtuesit e rinj nga ky vend. Në biseda me kolegët e AKSHAM, prognoza ime ka një bazë reale, Maqedonia do të jetë e para në mendimin shkencor në këtë pjesë të Evropës, pasi që ju qysh prej 2000 viteve e keni idenë”, theksoi dr. Enco Palmieri, fizicient./zhurnal

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat